Von der Leyen: vaksinave do të arrijnë në Kosovë nga maji

 
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursulua Von Der Leyen, ka njoftuar se 95 mijë doza të vaksinave antiCovid të financuara nga BE-ja do të arrijnë në Kosovë që nga muaji maj e deri në fund të gushtit.
Von Der Leyen ka thënë se këtë ia ka konfirmuar edhe kryeministrit, Albin Kurti.
“Qëndrojmë përkrah partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe Albin Kurtit. 95.000 doza të vaksinave të financuara nga BE-ja do të arrijnë në Kosovë që nga muaji maj e deri në fund të gushtit. Ne jemi në këtë së bashku”, ka shkruar Ursulua Von Der Leyen në Twitter.


Kontigjenti i dedikuar për Ballkanin Perëndimor, që është siguruar me ndihmën e Austrisë, përfshin gjithsej 651.000 doza vaksinash, të financuara nga BE. Nga ky kontigjent përveç 95 mijë dozave që do t’i ndahen Kosovës, 145 mijë doza vaksinash do të ju ndahen Shqipërisë, 119 mijë Maqedonisë së Veriut, 36 mijë Serbisë, 42 mijë Malit të Zi, dhe 214 mijë Bosnjës e Hercegovinës./21Media

Back to top button