Von der Leyen: BE dhe Bill Gates me projekte inovative të gjelbra

“Së bashku me presidentin Biden kemi një angazhim për të reduktuar metanin me të paktën 30% deri në vitin 2030, për të cilin janë deklaruar pro 60 vende”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në konferencën për shtyp për G20 dhe COP26.
“Metani shkakton tetë herë më shumë ngrohjen e planetit krahasuar me dyoksidin e karbonit”, shtoi Von der Leyen.
Ajo tha se do të nisin më pas një iniciativë që ka të bëjë me inovacionin dhe teknologjitë e së ardhmes, që do të jenë thelbësore për të reduktuar emetimet.
“Në Glasgow, së bashku me Bill Gates, ne do të nisim një program për financimin e projekteve inovative që favorizojnë klimën për shembull hidrogjenin jeshil”, shtoi ajo.

Back to top button