Von Der Leyen: BE-ja nuk është e plotë pa Kosovën

(Lajm i përditësuar)
Pas takimit me presidenten Vjosa Osmanin, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti.
Von der Leyen  tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se meriton liberalizimin e vizave.
Osmani për targat: Është lufta jonë kundër bandave, presim përkrahjen e BE-së dhe SHBA-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani foli edhe për targat. Ajo përmendi djegien e veturave dhe shtëpive të qytetarëve serbë të cilët po konvertojnë targat ilegale në targat legale të Republikës së Kosovës. Osmani tha se rasti i fundit i djegies së një veture ka ndodhur mbrëmë.
“Gjithë këto veprime të strukturave ilegale dhe kriminale të cilat janë në listën e zezë të SHBA-së dëshmojë që kjo në esencë e sundimit të ligjit. Kosova tashmë është rikonfirmuar si shteti më reformat më të mëdha në gjithë Evropën në fushën e sundimit të ligjit dhe rerformuesi i dytë në botë dëshmon se vendimet tona janë të drejta. „ deklaroi Presidentja Osmani.
Osmani kërkoi mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së në luftën kundër veprimeve ilegale
“Edhe vet fakti se 90% të serbëve tashmë i përdorin targat legale të Kosovës është dëshmi se ky veprim nuk është kundër qytetarëve serbë, ajo pakicë që akoma nuk i ka konvertuar është për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme për fshirë me djegie veturash e shtëpish që po ia bëjnë strukturat ilegale kriminale. Lufta jonë është kundër bandave, në luftën tonë kundër bandave, në luftën tonë për sundim të ligjit ne presim të kemi përkrahjen e vazhdushme të aleatëve tanë dhe në Bashkimin Evropian edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”, tha ajo.

Von Der Leyen: BE-ja nuk është e plotë pa Kosovën
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen konfirmon edhe njëherë përkushtimin e KE-së ndaj Kosovës dhe rajonit. Ajo tha se Kosova e meriton liberalizimin e vizave, duke shtuar se ka përmbushur të gjitha standardet.
Sipas saj, Kosova ka shënuar progres të madh dhe përkushtim në rrugëtimin evropian.
“Vendi i Kosovës është në Bashkim Evropian, jam e bindur për këtë, dhe këtë po e dëshmoni për çdo ditë. Evropa nuk është e plotë pa Kosovën. BE-ja është i përkushtuar në procesin e zgjerimit dhe do t’ju mbështesim aq sa mundemi për t’ju bashkuar BE-së”.

Duke shtuar se Kosova ka nevojë për mbështetje financiare, Von der Leyen deklaroi se Komisioni Evropian ka ndarë 75 milionë euro për Kosovën.
“Tani për tani mund të keni nevojë për mbështetje financiare, buxhetore kështu që ne do ju garantojmë do ju japim një grand prej 75 milionë eurove, për të mbështetur menjëherë bizneset dhe ekonomitë familjare dhe do finalizojmë te gjitha procedurat deri në fund të vitit që të merrni financimin që nga janari”, deklaroi Von der Leyen, derisa tregoi se KE ka paraparë një grand prej 500 milionë për tërë rajonin, për mbështetjen në rrugëtimin rreth pavarësisë energjetike dhe sigurimit të furnizimit.

Osmani: Ka ardhur koha që Bashkimit Evropian të ndërmarrë veprime konkrete për integrimin e Ballkanit Perëndimor
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se vizita e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyene konfirmon përkushtimin e Komisionit Evropain ndaj Kosovës dhe Rajonit.
Ajo tutje tha se është vendimtare që Bashkimi Evropain t’i qëndrojë Kosovës pranë në këtë kohë krizash në radhë të parë krizës energjetike.
“E mirëpresim faktin që mbështetja e rajonit në këtë drejtim është në qendër të vizitës tuaj dhe shpresojmë që përmes një bashkëpunimi të afërt do të identifikojmë mekanizmat e duhur për lehtësimin e përballjes me rritjen e çmimit të energjisë”, tha ndër tjerash Osmani.
Ajo po ashtu tha se ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të ndërmarrë veprime konkrete drejt integrimit të vendeve demokratike të Ballkant Perëndimor në strukturat evropiane.
“Kjo është për vendeve që duan të bëjnë hapa serioz drejt integrimit në Bashkimin Evropianë. E dimë që jeni plotësisht e përkushtuar në integrimin e rajonit tonë dhe mendoj se vizita juaj është një dëshmi për këtë, megjithatë në duhet të kërkojmë mbështetje nga të gjitha struktuat e Bashkimit Evropain.”, tha Osmani.
Ajo tutje përmendi edhe mos liberalizmit të vizave për Kosovën.
“Kosova pavarësisht se është performuesi më i mirë pothuajse në çdo indeks demokratik të sundimit të ligjit në rajonin tonë e me gjerë, për fat të keq s ai përket liberalizmit të vizave trajtohet me një standard tjetër.“, tha Osmani

Nis takimi Osmani – Ursula von der Leyen
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u prit në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Von der Leyen  mbërriti në Prishtinë nga Maqedonia e Veriut pas vizitës atje atje në kuadër te turneut të vizitave në Ballkanin Perëndimor.
Ajo do të takohet sot edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Pas Ksoovës Ursula von der Leyen  do të vizitojë edhe Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi.

Ursula von der Leyen sot në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të qëndrojë sot, e enjte, për vizitë zyrtare në Kosovë. Vizita zhvillohet në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor.
Ajo do të takohet me presidenten Vjosa Osmani në orën 9:00. Pas takimit Von der Leyen dhe Osmani do të mbajnë konferencë për media.
Presidentja e Komisionit Evropian po ashtu do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, si dhe do të vizitojë projektin e financuar nga
Bashkimi Evropian për efiçiencën e energjisë, së bashku me Kurtin.
Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të vizitës njëditore të presidentes së Komisionit Evropian, në disa segmente rrugore do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve./21Media

Back to top button