Von der Leyen: Ekziston një udhërrëfyes për të de-përshkallëzuar situatën në Kosovë

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, deklaroi se ekziston një plan shumë i qartë me përkushtim për de-përshkallëzimin e situatës në Kosovë – një udhërrëfyes për të cilin të dyja palët punuan në fillim të këtij viti.
“U bëj thirrje të dyja palëve të de-përshkallëzojnë dhe t’i përmbahen udhërrëfyesit. Kjo është absolutisht thelbësore në mënyrë që ne të ecim përpara në mënyrë paqësore,” tha presidentja e KE-së në prag të
të ditës së dytë të samitit të NATO-s në Vilnius.
Jo po ashtu tha se është e qartë se Beogradi dhe Prishtina duhet të respektojnë atë që është rënë dakord në Ohër./21Media
NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?