Von der Leyen: Kemi një proces me Ukrainën

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka thënë se Ukraina i përket Bashkimit Evropian dhe blloku dëshiron që ky vend të anëtarësohet.
“Ne kemi një proces me Ukrainën që është, për shembull, integrimi i tregut ukrainas në tregun e vetëm. Ne kemi bashkëpunim shumë të ngushtë në rrjetin e energjisë, për shembull. Kaq shumë tema ku ne punojmë shumë ngushtë së bashku dhe në të vërtetë me kalimin e kohës, ato na përkasin neve. Ata janë njëri prej nesh dhe ne i duam brenda”, ka thënë Von der Leyen për Euronews.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka njoftuar të dielën vonë në Twitter se ka biseduar me Von der Leyen në telefon për “vendime konkrete për forcimin e aftësive mbrojtëse të Ukrainës, ndihmën makro-financiare dhe anëtarësimin e Ukrainës në BE”./21Media
Back to top button