Von der Leyen: Ky është një moment përcaktues për Evropën

Udhëheqësit e BE-së kanë filluar të mbërrijnë në Pallatin e Versajës në Paris, Francë, për një samit ku do të diskutojnë se si të reduktojnë varësinë e tyre nga energjia ruse dhe të forcojnë mbështetjen politike dhe morale për Ukrainën.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u tha gazetarëve në pritje se lufta e Putinit ishte një moment përcaktues për Evropën, transmeton rtv21.tv.
“Në këtë samit do të rimendojmë mbrojtjen evropiane me kapacitete të forta, do të rimendojmë energjinë. Duhet të heqim qafe varësinë nga lëndët djegëse fosile ruse dhe për këtë kemi nevojë për investime masive në burimet e rinovueshme. Ky është gjithashtu një investim strategjik në sigurinë dhe pavarësinë tonë. Ne do të diskutojmë gjithashtu Ukrainën si pjesë e familjes sonë evropiane. Ne duam një Ukrainë të lirë dhe demokratike me të cilën kemi një fat të përbashkët”, tha ajo./21Media

Back to top button