Baleti Kombëtar sot në Tetovë jep shfaqjen “Sisters”

Shfaqja ”Sisters” me koreografi të Mehmet Balkan do të shfaqet sonte në Tetovë, në Qendrën e Kulturës, me fillim nga ora 19:00 ka bërë të ditur Baleti Kombëtar i Kosovës, në faqen zyrtare në Facebook.

Prezantimi i balerinëve kosovarë në Tetovë bëhet në kuadër të Festivalit “Meridians” që organizohet nga shoqata “Artal – Citizens Association” dhe është edicioni i katërt.
“Në këtë edicion do të prezantojmë shfaqjen “Sisters” e cila është dedikim për ish-drejtorin, tashmë të ndjerë, Ahmet Brahimaj. Që nga premiera që u dha më 3 dhjetor të vitit 2020, në secilën reprizë ka qenë interesimi i madh i audiencë”, tha Kreshnik Musolli, në programin e mëngjesit “Për Ditë të Mbarë”, në RTV21./21Media

Back to top button