Vonimi i votimit për sigurimin shëndetësor në Senat nuk do ta zgjidhë problemin

Udhëheqësi i shumicës së Senatit, Mitch Mcconnell shpërtheu për realitetin politik të martën mbrëma: Duke e vonuar votimin e planifikuar për këtë javë në projektligjin për sigurimin shëndetësor të Senatit, sipas CCN.

“Nuk do të jemi në Senat këtë javë”, tha të martën McConell

Ka disa përpjekje kur bëhet fjalë për legjislacionin e diskutueshëm – dhe ky projektligj për sigurimin shëndetësor është i tillë duke besuar që vonesa është për të mirë.

McConnell dëshiron të ndryshojë disa pjesë të projektligjit. “Do ta bëjmë projektligjin më të mirë! Do të bindim më shumë njerëz! Koha është miku ynë!

Pothuajse kurrë nuk funksionon. Sa më shumë qëndron pezull një projektligj, aq më i madh bëhet koshi për shpifësit, të cilët gjejnë gjëra të reja e të ndryshme për ta kundërshtuar atë.
Ideja për të bindur anëtarët për ta refuzuar atë, tingëllon si një demokraci me “D” të madhe, zakonisht këtë ide në mendjen e tyre e kanë krijuar anëtarët e lëkundur.

Për mua të thuash diçka si “do të votoja për projektligj nëse ndryshon rrënjësisht në atë se si dua unë” nuk ka qenë pjesë e rregullores. “Do të pajtohesha me pikëpamjen tuaj, nëse do ta ndryshonit atë plotësisht dhe të pajtoheni me mua “nuk është hap drejt bindjes” .

Kam aq shumë mospajtime rrënjësore me projektligjin sa që është shumë që ndonjë ngatërresë të më kënaq shqetësimet e mia sa i përket projektligjit”, tha Maine Sen. Susan Collins.

Senatorët republikanë mund të fusin një shumë parash që të përballen me epideminë e varësisë opioide apo ta gjejnë një mënyrë tjetër për shkurtimin e Medicaid që ta bëjnë më pak të vështirë.
Por nuk ka mundësi që projektligji të mund të sigurojë më shumë njerëz sesa që siguron Akti i Kujdesit të Përballueshëm. Apo edhe 10 milionë më pak. (Llogaritja e zyrës së Kongresit të Buxhetit është që Projektligji i Senatit mund të mbulojë 22 milionë më pak njerëz). Ndonjë ndryshim i madh në projektligj mund të armiqësojë mbajtjet konservative të majtsëve të qendrës.

Nëse do të ishte një zgjidhje elegante në dispozicion për republikanët sa i përket sigurimit shëndetësor, deri tani ata do ta kishin bërë. Arsyeja se pse sigurimi shëndetësor është aq i vështirë për t’u ndryshuar është sepse nuk ka ndonjë përgjigje të lehtë apo të mirë. Nuk mundesh njëkohësisht t’i sigurosh të gjithë, e të bësh këste më të ulëta, zbritje të ulëta dhe ndërprerje të deficitit. Thjesht nuk përputhen- dhe as nuk janë afër përputhshmërisë.

Për më shkurt: Vonimi i votës në projektligj nuk e ndryshon dinamikën thelbësore të politikës të projektligjit./21Media

Back to top button