Kaloni te përmbajtja kryesore

Hoti: Do të bashkëpunojmë me forcat politike sapo të dështojë PAN

Sipas Hotit, Kosovës i duhet Qeveri proevropiane

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-ALTERNATIVA, Avduallah Hoti, ka takuar ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler. Siç thotë  Hoti në këtë takim  u bisedua  për bashkëpunimin e Ministrisë se Financave dhe Qeverinë e Austrisë në kuader te programit te kredive te buta për financimin e projekteve komunale në vlerë prej 30 milonë euro. “Marreveshja eshte ratifikuar dhe do te zbatohet se shpejti” është shprehur Hoti.

Në këtë takim siç bën të ditur Hoti u bisedua edhe për nenshkrimin e marreveshjes për eliminimin e tatimit te dyfishtë, pasi sipas Hotit tani janë kryer negociatat me sukses.

Pas tjerash në këtë takim Hoti ka theksuar se është biseduar edhe për zhvillimet politike.

“Biseduam edhe per zhvillimet politike. E sigurova se LDK do te jetë konstruktive ne procesin e themelimit te institucioneve. E qartesova se ne do te bashkepunojme me forcat politike ne Kuvend per te themeluar Qeverine sapo te deshtoje perpjekja e koalicionit PAN” ka shtuar ai.

Sipas Hotit, Kosovës i duhet Qeveri proevropiane, që sipas tij siguron qeverisje me duar të pastra.

“Kosoves i duhet Qeveri proevropiane, qe siguron qeverisje me duar te pastra, ku sundon rendi dhe ligji, nje qeveri qe ruan rendin kushtetues te Kosoves dhe punon ne konsolidimin e shtetesise dhe promovimin e fqinjesise se mire. Kete qeveri mund ta siguroje vetem LDK” ka thënë ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button