Kaloni te përmbajtja kryesore

Vota e Greqisë, reagon KQZ: Nuk ka vendim për përjashtimin e vlerësimit të votës dhe votuesve, po spekulohet!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka reaguar pas komenteve dhe opinioneve të shumta kundërshtuese, lidhur me vendimin e marrë një ditë më parë mbi administrimin e dokumentacionit zgjedhor të votuesve nga jashtë.

KQZ sqaron se nuk ka asnjë vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për përjashtimin e votuesve nga Greqia nga procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave.

REAGIMI I KQZ:
KQZ sqaron se nuk ka vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për të përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi i votave të votuesve nga Greqia.
Vendimi i marrë një ditë më parë, ka si qëllim vetëm mirë administrimin e dokumentacionit zgjedhor të votuesve nga jashtë, gjatë kohës kur ky dokumentacion, shqyrtohet nga numëruesit dhe komisionet përkatëse të administrimit të numërimit dhe dhe vlerësimit të votave nga jashtë për 12 qarqet e vendit.
Komentet dhe opinionet kundërshtuese për këtë akt janë mosnjohje e faktit madje me raste edhe spekullime.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button