Votat e diasporës për kryetar të Prishtinës

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave jashtë Kosovës, të cilat janë dërguar përmes postës në adresë të KQZ-së gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor, për Zgjedhjet Lokale 2021.
KQZ- njofton se kandidati i VV-së për të parin e Prishtinë Arben Vitia ka marrë 231 vota, kurse Përparim Rama nga LDK-ja 52 vota.
Rama dhe Vitia do të garojnë në balotazh pasi asnjëri nuk ka arritur të marrë mbi 50% të votave në total në raundin e parë.
Sipas KQZ-së Uran Ismaili i PDK-së mori 23 vota, Daut Haradinaj i AAK-së 9 kurse, Gëzim Mehmeti i AKR-së ka marrë 3./21Media

Back to top button