Votat me postë, kandidatët që u votuan më së shumti
Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve sot ka filluar numërimi i votave të ardhura me postë.
Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës nga VV-ja, Mimoza Kusari-Lila, është kandidatja më e votuar nga të gjithë kandidatët për kryetar komunash, me 289 vota.
Pas saj, Bashkim Ramosaj, kandidat i AAK-së për kryetar të Deçanit ka marrë 235 vota. Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni ka marrë 199 vota, nga ato me postë. Kurse, Shpejtim Bulliqi kandidati për kryetar të Podujevës nga VV-ja ka marrë 161 vota./21Media

