Votohet në parim projektligji për heqjen e homologimit
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është votuar në parim projektligji për heqjen e homologimit.
Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se projektligji për automjete ku përfshihet homologimi ka ardhur për herë të dytë pas mosmbështetjes në legjislaturën e kaluar.
Ajo ka thënë se me plotësim-ndryshimin e projektligjit do të sigurohet që do të hiqet kjo padrejtësi e homologimit me mbi një dekadë..
Deputetja Fitore Pacolli ka thënë se Komisioni për Infrastrukturë e ka shqyrtuar në parim projektligjin dhe ka vlerësuar se i plotëson kushtet e parapara dhe i rekomandon Kuvendit ta votojë në parim.
Edhe opozita e ka përkrahur iniciativën për plotësim ndryshimin e këtij ligji edhe në legjislaturën e kaluar.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?