Votojnë Xhaferi e Idrizi në Vushtrri

Dy kandidatët që garojnë për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, kanë votuar në qendrat e tyre të votimit.
Kandidati i LDK-së për Kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thënë se sot është ditë feste dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë. “Sot është ditë feste, dilni e votoni të gjithë për qytetin që e duam”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Po ashtu edhe kundër kandidati i tij nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi ka bërë të ditur se e ka kryer obligimin qytetar duke votuar. E pas votimit ai ka treguar se e ka shijuar një kafe bashkë me gruan e tij. “Pas votimit, bashkë me Mevlyde Idrizin nga një kafe n’shpi”, ka shkruar Idrizi në “Facebook”.
Në Vushtrri të drejtë vote kanë 71 mijë e 684 qytetarë./21Media

Back to top button