Voton Bekë Berisha në Prishtinë

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha votoi në shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë.
Berisha i uroi qytetarëve shëndet dhe bëri thirrje për një fillim të mbarë.
“Qytetarë të nderuar të Prishtinës, ju njoftoj që dalim të shfrytëzojmë të drejtën që të votojmë… Ju uroj shëndet dhe suksese të gjithë juve”, tha Berisha.
Numri i përgjithshëm i votuesve brenda dhe jashtë Kosovës në Prishtinë është mbi 224 mijë.
Janë 54 qendra të votimit të rregullta, me 268 vendvotime dhe një qendër votimi me kusht.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?