Kaloni te përmbajtja kryesore

Voton Latifi: E drejta e votës me vullnet të lirë, është shprehja themelore e demokracisë

Kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka votuar.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Latifi ka thënë se e drejta e votës me vullnet të lirë, është shprehja themelore e demokracisë.

“E drejta e votës me vullnet të lirë, është shprehja themelore e demokracisë. Bashkë me familjen time votuam, për t’u bërë pjesë e vendimit tonë të përbashkët për të ardhmen. Ftoj qytetarët që t’i bashkohen zgjedhjeve, ndërsa 18-vjeçarëve që votojnë për herë të parë në këto zgjedhje, u uroj fat dhe proces të lehtë votimi!”, ka shkruar Latifi. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button