Voziti 180 km/h, kur u ndalua doli se i ishte marrë leja deri më 2038 dhe kishte 120 gjoba

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ia ka vazhduar masën mbrojtëse një shoferit i cili voziti me shpejtësi marramendëse në autostradë, por jo vetëm! I dyshuari përveç që ka vozituar 180 km/h në zonën ku kufizimi ishte 120 km/h,, ai rezultoi se kishte ndalesë në drejtimin e veturës deri në vitin 2038 si dhe kishte 120 gjoba të papaguara.

I njëjti është larguar nga trafiku dhe është gjobitur me 300€ si dhe i është vazhduar masa mbrojtëse./21Media

Back to top button