Voziti 180 km/h në Prishtinë, kjo është gjoba për shoferin

Policia e Kosovës ka shqiptuar gjobë ndaj një shoferi që u kap duke lëvizur me shpejtësi tej mase në një zonë urbane të kryeqytetit. Sipas policisë, ai u gjobit me 500 euro dhe 5 pikë negative.
Sipas njoftimit të policisë, shoferi është evidentuar duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 180 kilometra në orë, në një rrugë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.
“Ndaj tij është shqiptuar gjobë në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndërsa rasti do të procedohet për trajtim të mëtejmë në gjykatë”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe kufizimet e shpejtësisë, me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore dhe parandalimit të aksidenteve.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?