Voziti automjetin pa regjistrim, gjobitet një shofer në Klinë

Policia ka njoftuar se një person ka vozitur automjetin me afat tё skaduar tё regjistrimit.
Atij i është shqiptuar gjoba prej 200 eurosh si dhe i është sekuestruar përkohësisht automjeti.
“Stacioni Policor nё Klinё, vazhdon punën në implementim të ligjit 08/L-186, për rregullat në komunikacion rrugor, me datё 25.05.2024, gjatё patrullimeve rutinore kanё hasur kundёrvajtёsin i cili drejtonte automjetin me afat tё skaduar tё regjistrimit. Pёr kundёrvajtёsin ёshtё shqiptuar fletgjoba: 200 euro, Sekuestrimi i përkohshëm i automjetit”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.
