Vragolia, Henci, Miradia e Ulët, Sllatina dhe Parku i Biznesit pa ujë të pijshëm

 

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se konsumatorët e këtyre zonave: Vragoli, Henc, Miradi e Ulët, Sllatinë dhe Parku i Biznesit, aktualisht janë pa furnizim me ujë të pijshëm.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur arsyen e mos furnizimit me ujë të konsumatorëve të këtyre fshatrave. “Arsyeja e mos furnizimit me ujë të konsumatorëve që furnizohen nga stacioni i pompave në fshatin Vragoli, është ndërprerja e energjisë elektrike nga ana e KEDS pasi që, për shkak të vërshimeve në vendin tonë, shumë trafostacione janë në ujë dhe nuk mund të specifikojmë orar të caktuar të rikthimit të furnizimit me ujë , vetëm bazohemi dhe po e përcjellim në vazhdimësi situatën e krijuar deri në stabilizimin e saj”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button