Vranësira dhe shi në dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit relativisht të freskëta.
Sipas parashikimeve, pas rrezeve të diellit, të cilat parashihen kryesisht në pjesën e parë të ditës, pjesa tjetër e ditës sipas IHMK-së, mbetet nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe të pa qëndrueshme.
Kjo situatë meteorologjike, do të kushtëzojë mot me riga shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, ndërsa në disa territore parashihen shkarkime rrufesh dhe mundësi për reshje breshëri.
Në fushat termike parashihen rënie sidomos në vlerat e maksimaleve. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s./21Media

Back to top button