Paralajmërohet albumi i Taynës me 16 këngë

Rep-artistja e njohur, Tayna është shumë aktive përsa i përket projekteve muzikore.
Menaxheri saj, Rinor Hykolli përmes një instastory ka bërë të ditur se janë duke punuar për lansimin e një albumi, i cili do t’i përmbajë 16 këngë.
”Albumi me 16 këngë po vjen”, ka shkruar Hykolli në instastory.

Gjithashtu, Hykolli iu ka bërë thirrje të gjithë artistëve tjerë që të lansojnë këngët e tyre, përpara se Tayna të sjellë albumin.
”Gutnu qitni ju najsen qa keni nermen”, ka shkruar tutje menaxheri.
Ndryshe, projekti i fundit i Taynës është ”Taka” të cilin e ka publikuar më 30 qershor./21Media

Back to top button