Vranësira dhe vërshime në dy ditët në vazhdim

 

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 12m/s.

Ndërkaq të enjten sipas IHMK-së, parashihet që Kosova të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit duke krijuar kushte për vranësira të dendura të cilat do ti takojnë stadit të ulët dhe të mesëm të troposferës. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të krijoj kushte që të ketë reshje shiu, kurse në viset e larta reshje bore.

Reshjet do të përfshijnë gjithë territorin duke rrezikuar disa zona të Dukagjinit nga vërshimet.

Temperaturat do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-10m/s./21Media

Back to top button