Osmani reagon për vendimin ndaj Vulinit

 

 

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vendimi i vendimi i Gjykatës së Lartë në Beograd, e cila ka refuzuar ta shpallë fajtor ministrin serb, Aleksandër Vulin për përdorimin e terminologjisë fyese dhe gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve duhet tua hap sytë të gjithë atyre që shpresuan se Serbia do të përmirësohej.

Urrejtja e serbëve ndaj popullit tonë e cila po sponsorohet nga shteti ka qenë mbizotërues përgjatë historisë. Vendimi i sotëm i Gjykatës për ta miratuar racizmin ndaj shqiptarëve është edhe një njollë tjetër në historinë e qeverisjes së tyre. Kjo duhet tua hap sytë atyre që shpresuan që Serbia do të përmirësohej”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Ndryshe, ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë në Beograd kanë reaguar edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, si dhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi./21Media

Back to top button