Vranët dhe shi në bregdetin shqiptar

Reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët në të gjithë vendin

Shqipëria ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe moti do të jetë i vranët në të gjithë territorin.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët në të gjithë vendin. Përgjatë zonave bregdetare reshjet e shiut do të jenë me intensitet mesatar e përkohësisht në formën e shtrëngatave.

Në këto zona reshjet do të shoqërohen me shkarkesa elektrike. Në Alpe do të ketë reshje bore si dhe në lartësitë mbi 800-1000 metra në zonat malore. Në pjesën jugore dhe juglindore do të ketë reshje bore intensive në pasdite deri ne orët e natës.

Era do të fryjë Juglindje-Jug 1-12 m/sek. Erë të vrullshme dhe me rrahje deri 18 m/sek do të ketë përgjatë vijës bregdetare.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër 3/6 re shi

Kukës 3/4 re borë

Lezhë  6/7 re shi rrufe

Dibër 0/1 re borë

Durrës 5/11 re shi rrufe

Tiranë   6/11 re shi

Elbasan                4/11 re shi

Berat     5/12 re shi

Vlorë     8/13 re shi rrufe

Korçë    0/5 re borë

Gjirokastër  4/10 re shi  bore

Sarandër 7/11 re shi rrufe.

Back to top button