Vranët dhe shi në bregdetin shqiptar

Moti në Shqipëri do të jetë i vranët në të gjithë territorin

Shqipëria ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti do të jetë i vranët në të gjithë territorin.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët në të gjithë vendin.

Përgjatë zonave bregdetare reshjet e shiut do të jenë me intensitet mesatar e përkohësisht në formën e shtrëngatave. Në këto zona reshjet do të shoqërohen me shkarkesa elektrike. Në Alpe do të ketë reshje bore si dhe në lartësitë mbi 800-1000 metra në zonat malore.

Era do të fryjë Juglindje-Jug 1-10 m/sek. Erë e vrullshme dhe me rrahje deri 30 m/sek përgjatë vijës bregdetare. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër        4/12 re shi

Kukës     1/8 re shi borë

Lezhë      7/16 re shi rrufe

Dibër  -1/5 re shi borë

Durrës 7/18 re shi rrufe

Tiranë               6/17 re shi

Elbasan 5/16 re shi

Berat  5/18 re shi

Vlorë  9/19 re shi rrufe

Korçë             1/5 re shi borë

Gjirokastër   5/14 re shi

Sarandë        10/19 re shi rrufe.

Back to top button