Vranovci i Epërm me 5 muze

Kryeqyteti i Maqedonisë gjatë luftës së dytë botërore

Vranovc i Epërm është fshati me pesë muze, por pa vizitorë. Në këtë fshat të komunës së Çashkës, afër Velesit përshkruhen shumë histori të vendit. “Ndodhemi në vendin ku është shtypur gazeta e parë në gjuhën maqedonase. Kjo është shtypshkronja “Nova Makedonija”, e cila ka punuar gjatë luftës së dytë Botërore. Prej vitit 1984 kjo shtëpi është shndërruar në muze”.

Enver Maksuti i vetëm përkujdesjet dhe mirëmban këto muze.  Sipas tyre, në këto muze ka elemente të rëndësishme të historisë, për periudhën e Luftës Nacionalçlirimtare, por që pak flitet për ato. “Ajo është një shtypshkronjë në të cilën është botuar numri i parë i gazetës ditore “Nova Makedonija”. Brenda është makina shtypëse e rëndë një ton, të cilën partizanët fshehurazi e kanë mbajtur në dorë nga Shkupi deri atje, përmes maleve dhe fushave”, u shpreh Enver Maksuti, mirëmbajtës i muzeve.

Enveri thotë se interesimi për të vizituar muzeun është i vogël. Vizitorët e rregullt janë ekipet e gazetarëve të gazetës “Nova Makedonija”, që për çdo përvjetor shkojnë aty me rastin e përvjetorit të numrit të parë më 29 tetor 1944. “Edhe pse janë muze me shumë histori këtu nuk ka shumë vizitorë. Arsye mund të jetë shkaku i se nuk është vend turistik. Mund të ndodh deri në dy vizita të ketë në vit”, shtoi Maksuti.

Muzetë janë të vogla, të gjitha kanë nga një ose dy dhoma, kryesisht të mbushura me dokumente të vjetra apo kopje, fotografi të mëdha nga e kaluara e Luftës Nacionalçlirimtare,  Shtabi kryesor i LNÇ dhe ndonjë pjesë armatimi që kanë përdoruar partizanët. Pas çlirimit përfundimtar, të gjitha ato institucione u transferuan në Shkup dhe atje kanë vazhduar funksionimin. Por shtëpitë në Vranovc të Epërm, ku ishin të vendosura institucionet, sot janë shtëpi-muze. Të mbrojtura dhe të mirëmbajtura, rruajnë kujtimin e asaj beteje. Në veçanti në dekadën e fundit, prej kur nuk punon hoteli “Vranovci”, që ka mirëpritur punëtorët e ndërmarrjeve publike të Velesit dhe shumë mysafir të tjerë, tashmë nuk punon për shkak të kontesteve gjyqësore mbi pronësinë. Edhe pse është vend i vetëm me aq shumë atraksione, vështir imponohet si destinacion turistik. Madje as për fundjavë, raporton TV21./21Media

Back to top button