MPB-ja kërkon paraburgimin e organizatorëve të dhunës në Kuvend

MPB-ja i dërgon shkresë urgjente Prokurorisë Publike për marrjen sa me shpejt ne pyetje dhe ndalimin e organizatorëve të protestës

Sipas burimeve në MPB bëhet fjalë për të paktën 4 protestues, gjegjësisht organizatorë të protestës me inicialet B.D., B.I., DH.J. dhe I.D.. Këta persona janë dokumentuar edhe me foto album nga MPB-ja, që vërteton jo vetëm pjesëmarrjen në protestë por edhe dirigjimin e tyre gjatë dhunës së ushtruar në Kuvend. Këto materiale i janë dërguar me shkresë urgjente Prokurorisë Publike. Mësohet jo zyrtarisht nga MPB dhe PP, shkruan TV21./21Media

Back to top button