“Vrapo Babadimër” më 25 dhjetor në sheshet e Prishtinës

Edhe këtë vit në kryeqytet do të mbahet aktiviteti humanitar “Vrapo Babadimër”, ku të gjithë pjesëmarrësit vrapojnë me kostume të babadimrit.
Si gjithmonë me mjetet e grumbulluara do të dhurohen për familjet në nevojë dhe fëmijët në repartin e hemato-onkologjisë.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se më 25 dhjetor, duke filluar nga 12:00, presin të gjithë që të vrapojnë së bashku me kostume të babadimrit nga sheshi “George Bush” deri tek sheshi “Skënderbeu”, për t’u kthyer më pas në pikën e nisjes./21Media

Back to top button