Vrasja e 65 vjeçarit në Mitrovicë, Prokuoria: Ishte e dhunshme

 
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dhënë detaje rreth vrasjes se një personi brenda Shoqatës së të Shurdhërve në Mitrovicë me datë 10 janar 2023.
Sipas njoftimit, viktima ka qenë anëtar i kësaj shoqate.
“Vrasja është e dhunshme dhe sipas ekspertit mjeko ligjor që ka dalë në vend ngjarje, dyshohet se ka ardhur si pasojë e disa goditjeve me një mjet të mprehtë. Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Më tej bëhet e ditur se gjerë më tani nuk ka të identifikuar persona të dyshuar për këtë rast.
“Por prokurori i shtetit në koordinim me policinë janë duke zhvilluar hetime intensive në mënyrë që të identifikohet kryerësi i veprës penale “Vrasja”, me qëllim të arrestimit dhe vënies para drejtësisë.”, përfundon njoftimi.
09: 19- Detaje të reja rreth vrasjes së 65 vjeçarit në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth vrasjes së një 65 vjeçari të martën në Mitrovicë.
Dyshohet se ai është goditur me mjet të fortë.
“Raportohet se në brendi të lokalit të shoqatës të verbërve dhe shurdhmemecëve është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Dyshohet që viktima është goditur me një mjet të fortë.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe rasti duke u hetuar./21Media

Back to top button