Lista Serbe e quan dyftyrësh Rashiqin

Lista Serbe e ka quajtur dyftyrësh ministrin për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq duke iu referuar rastit të plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë.
“Ministri ilegal i Kurtit Nenad Rashiq tregoi se çfarë njeriu me dy fytyra është kur bëhet fjalë për tentimvrasjen e një djali në Shtërpcë në ditën e Krishtlindjeve”.
Më tej në reagimin e Listës Serbe thuhet se fillimisht Rashqi në një deklaratë për mediat në Serbi, e ka quajtur rastin tentimvrasje dhe e ka lavdëruar kryeministrin Albin Kurti dhe institucionet e Kosovës për veprimet e ndërmarra lidhur me këtë rast.
Sipas Listës Serbe, Rashiq në një deklarim tjetër ka thënë se Deklarata e tij është keqkuptuar
“Për shkak të tentimit të drejtpërdrejtë për të minimizuar përgjegjësinë e atij që tentoi t’i vriste Stefanin dhe Milloshin, më vjen mirë që Rashiq nuk ka mundësi që t’i vizitojë ata, pasi do të shtrohej pyetja se çfarë mund tu thoshte atyre kur brenda dy ditëve ndërron deklaratat e tij. Nuk përjashtohet mundësia që nesër Stefani e Milloshi të fajësohen për atë që ka ndodhur”, thuhet në reagimin e Listës Serbe./21Media

Back to top button