Katër të vdekur dhe 1,236 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

 
Në Shqipëri, në 24 orët e fundit janë kryer 5 mijë e 694 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1 mijë e 236 persona.
Në 24 orët e fundit kanë vdekur katër persona me koronavirus: një qytetar nga Elbasani 58 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 73 dhe 83 vjeç, një qytetar nga Tirana 76 vjeç.
Janë shëruar 329 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202 mijë e 77 që nga fillimi i epidemisë.
Janë 7 mijë e 952 pacientë aktivë me COVID19 në Shqipëri./21Media

Back to top button