Vrasja e Shinzo Abe-s, siguria ishte me të meta, tha Policia japoneze

Policia japoneze ka pranuar se kishte të meta në sigurinë për ish-kryeministrin japonez, Shinzo Abe, i cili u qëllua për vdekje në qytetin jugor të Nara të premten.
“Është e pamohueshme që ka pasur probleme në siguri”, tha shefi i policisë së Narës, Tomoaki Onizuka.
Një person i armatosur hapi zjarr ndaj Abe në një ngjarje të fushatës politike – një krim që tronditi thellësisht Japoninë.
Zgjedhjet e së dielës për dhomën e lartë shkuan siç ishte planifikuar. Votimi filloi në orën 07:00 me orën lokale (22:00 GMT të shtunën), vetëm dy ditë pas vrasjes së Abe dhe u mbyll në orën 21:00.
Sondazhet e daljes sugjeruan se Partia Liberale Demokratike (LDP) në pushtet, në të cilën Abe ishte një figurë udhëheqëse dhe me ndikim të madh dhe partneri i saj i vogël i koalicionit Komeito do të ruanin shumicën.
Një moment heshtjeje për Abe-n u mbajt në selinë e LDP-së në Tokio ndërsa anëtarët prisnin që të dilnin rezultatet, raporton Reuters.
Zgjedhjet për dhomën e lartë më pak të fuqishme të parlamentit të Japonisë zakonisht shihen si një referendum për qeverinë aktuale. Por, një fitore e madhe për LDP-në do të forconte aftësinë e kryeministrit aktual për të shtyrë politikat e tij kryesore, duke përfshirë një dyfishim të shpenzimeve të mbrojtjes, shkruan BBC./21Media

Back to top button