Vrasja e trefishtë në Gllogjan, Prokurorja thotë se është ngritur aktakuzë ndaj Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetajt

Është ngritur aktakuzë për tragjedinë e Gllogjanit, ku ishin vrarë tre persona. Kështu ka njoftuar Prokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës, Sahide Gashi,

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se aktakuza është ngritur ndaj Kastriot Mehmetajt dhe Kreshnik Mehmetajt,

“Ju njoftoj se pas hetimeve, Prokuroria sot me datë 5 maj ka ngritur aktakuzë kundër Kastriot Mehmetaj dhe Kreshnik Mehmetaj për veprën penale si bashkëkryes së vrasjes së rëndë”,  ka deklaruar ajo.

Ndërsa ndaj Halil Mehmetajt, Gashi ka thënë se është ngritur aktakuzë për vepren penale “shtytje në vrasje të rëndë”, derisa për Malsor Mehmetajt kanë pushuar hetimet meqë Prokuroria “nuk ka arritur që të vërtetojë dyshimin se i njëjti ka qenë i përfshirë në ndonjë mënyrë në përgatitjen, ndihmë apo zbatimin e aktit të krimit”.

Prokuroria Themelore do të shpalos gjetjet për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Prokuroria Themelore në Pejë sot do të shpalosë gjetjet nga hetimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit, ndodhur më 26 nëntor të vitit 2021.

Raportimi do të bëhet përmes një konference nga ora 15:00.

Ndaj të dyshuarve, që vranë shoferin e autobusit – Gani Gjokajn, dhe nxënësit Ledion Hamzaj e Gentiana Mustafaj është mbajtur veç një seancë gjyqësore, në të cilën edhe janë dëgjuar dëshmitarët e prokurorisë.

Back to top button