Kurti në Studime: Drejtësi për viktimat dhe jo respekt për shtetin që nuk ka kuptuar asgjë

Kryeministri Albin Kurti në Akademinë Përkujtimore të masakrës në Studime të Vushtrrisë, ka theksuar se nuk mund të mos jepet drejtësia për një masë të tillë krimi që u krye atje.

“Numri i masakrave është dëshmi e karakterit gjenocidal të shtetit serb. Presidenti aktual i shtetit serb është ministri i propagandës së asaj kohe. Pra, ne jemi të qartë në vullnetin tonë për drejtësi dhe në kërkesën tonë për vlerësimin e duhur të gjenocidit. Krimet kanë ndodhur para një çerek shekulli, por 25 vite janë më pak se vitet e karrierës së presidentit Serbisë. Mungesa e dënimit të krimineleve serbë është faji i dytë mbi viktimat pas përfaqësimit të shtetit serb prej ministrit të Milosheviqit. Pra, duhet drejtësi për viktimat dhe jo respekt për shtetin që nuk ka kuptuar asgjë sepse mohon çdo gjë”, ka thënë ai.

Kurti ka deklaruar se njohja e plotë e masakrave duhet të bëhet domosdo, sidomos kur Serbia edhe sot ndërmerr veprime agresioni, si ai në Banjskë.

Back to top button