Vrasja në Ferizaj, dyshime për hakmarrje

Sot u vra një person në Ferizaj

Sot rreth orës 12:30 në afërsi të stacionit të autobusëve në Ferizaj ka ndodhur një gjuajte me armë, nga e cila ka vdekur një burrë rreth moshës 25 vjeçare. Sipas policisë i dyshuar për këtë vrasje është një 17-vjeçar.

Sipas burimeve të KALLXO.com familjet ishin në një hasmëri për shkak se kohë më parë vëllai i viktimës kishte vrarë vëllain e personit të dyshuar për vrasjen e sotme

Të njëjtat burime kanë sqaruar se vëllai i viktimës së sotme është në vuajtje të dënimit në burg.

Back to top button