Vrasja në Gostivar, Prokuroria kërkon paraburgim për 55-vjeçarin

Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi të moshës 55 vjeçare nga fshati Zdunjë, për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale – vrasje nga neni 123 paragrafi 1 nga Kodi Penal.
Prokurori kërkon prej gjykatës që të shqiptojë paraburgim ndaj 55-vjeçarit pasi sipas Prokurorisë ekziston rreziku që ai të arratiset, të ndikojë te dëshmitarët ose të përsëris veprën.
“Më 30 korrik, pas një debati verbal mes dy familjeve në tarracën e një furre buke në Gostivar, ka ndodhur një konfrontim fizik, në të cilin i dyshuari ka nxjerrë një thikë dhe ka privuar nga jeta një person, duke e goditur me thikë në kofshën e majtë. Plaga me thikë ka rezultuar me gjakderdhje të madhe te viktima, i cili më pas ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./TV21

Back to top button