Vrasja në Malishevë, arrestohen katër persona

(Lajm i përditësuar)


Vrasja në Malishevë, arrestohen katër persona

Katër persona janë arrestuar pasi dyshohen të jenë përfshirë në rastin e vrasjes që ndodhi gjatë ditës së enjte në Malishevë.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për rtv21 tha se personave në fjalë iu është konfiskuar një armë.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në fshatin Balincë-Malishevë. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekja e tij. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Deri më tani lidhur me rastin janë arrestuar katër persona të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në rast, si dhe është konfiskuar një armë.”, njoftoi ai.


Dyshohet se është vrarë një person në Malishevë

Një person dyshohet se është vrarë sot rreth orës 13:30 në Malishevë.

Rastin  për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai ka thënë se personi në fjalë është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Personeli

Personeli mjekësor atje ka konstatuar vdekja e tij. Në këto momente jemi në kërkim të të dyshuarve. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka konfirmuar Elezaj./21Media

Back to top button