Kaloni te përmbajtja kryesore

Vrasja në Skenderaj, policia arreston edhe të dyshuarin e dytë

Një 42-vjeçar u vra rreth orës 14:00 të mërkurën në Skenderaj.

Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë shtesë për rastin, ku tregohet se tashmë është arrestuar edhe personi i dytë, i dyshuar për këtë vrasje.

I dyshuari është B.I, 33-vjeçar, arrestimi i tij ka ndodhur në Prishtinë.

Tutje, policia njofton se atij i sekuestruar prova materiale të cilat ndërlidhen me rastin.

“Komunikatë shtesë-Vrasje e rëndë Në lidhje me rastin-Vrasje e rëndë, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë Jug, pas veprimeve intensive kanë arritur të identifikojnë lokacionin dhe të arrestojnë edhe personin e dytë të dyshuar për këtë rast. I dyshuari B.I., mashkull, 33 vjeç është arrestuar në Prishtinë dhe tek ai janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat ndërlidhen me rastin. Në këtë rast, hetuesit në koordinim me prokurorin janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme proceduralo-hetimore për ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Arrestohet një 62-vjeçar për vrasjen në Skenderaj

Policia e Kosovës ka arrestuar sonte H.I.,62-vjeçar, i dyshuar për vrasjen brenda një lokali në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj, ndërsa në kërkim mbetet edhe një person tjetër i dyshuar.

Incidenti ka ndodhur sot rreth orës 13:50 dhe policia ka bërë të ditur se si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën një person i moshës rreth 42-vjeçare.

Avni Zahiti, zëdhënës i policisë rajonale për Mitrovicë, ka bërë të ditur se policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë, një karikator me 30 fishekë, 15 fishekë të një kalibri tjetër, dhe tri revole.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit 48 orë.

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve së bashku me prokurorin e shtetit po vijojnë hetimet për arrestimin edhe të një personi tjetër të dyshuar si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rast.

​Policia bllokon hapësirën ku ndodhi rasti i vrasjes në Skenderaj

Vritet një person në Skenderaj

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button