Vrasja në Tetovë, Prokuroria jep urdhër për sigurimin e video incizimeve
Pas vrasjes së djeshme në rrugën “Shtipska” në Tetovë, nga Prokuroria njoftojnë se po mbledhin dëshmitë, përkatësisht video-incizimet.
Nga Prokuroria thonë se trupi i pajetë i 40-vjeçarit R.T është dorëzuar për autopsi.
“Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes. Prokurori publik ka dhënë të gjitha urdhrat e nevojshëm, përfshirë urdhrin për autopsi dhe urdhrin për sigurimin e pamjeve të vëzhgimit përmes videove. Automjeti dhe gjurmët e tjera janë grumbulluar për ekspertizë. Ministria e Brendshme po punon për zbulimin e autorit”, shtojnë nga Prokuroria./tv21.tv