Vrasje e katërfishtë në Saraj, xhaxhai vret dy nipërit, vëllain dhe veten

Katër persona kanë mbetur të vrarë sot në fshatin Gllumovë të komunës së Sarajit

Dorasi ka qëlluar për vdekje vëllain e tij dhe dy djemtë e vëllait. Banorët e kontaktuar thonë se para pesë muajve në familje ka pasur një zënkë, pas së cilës sulmuesi kishte dëbuar nga shtëpia dy djemtë e tij. Më pas ata ishin të detyruar të marrin një shtëpi me qira në një lagje në hyrje të fshatit Kondovë.

Sipas fqinjëve vrasësi ka pasur probleme mendore, ndërsa sot kishte vendosur të shkoj të qëroj hesapet me djemtë e tij. Në të kuptuar rastin dy djemtë largohen, por në shtëpi mbesin dy nipërit të cilët i lë të vdekur.

Pas aktit, sulmuesi largohet nga vendi i ngjarjes dhe kthehet në Gllumovë. Atje takon babain e dy të vrarëve. E qëllon edhe atë për vdekje, ndërsa pas kësaj i jep fund edhe jetës së tij duke u vetvrarë. Trupi i pajetë i vëllait qëndroi me orë të tëra në rrugën kryesore Gllumovë-Matkë. Sipas Prokurorisë Publike përveç të katër të vrarëve ka mbetur edhe një person i lënduar. Ai është i hospitalizuar dhe mbi të është bërë një intervenim kirurgjik. Nga Ministria e punëve të Brendshme theksojnë se vdekjen e katër personave e ka konstatuar ndihma e shpejt që ka arritur në vend ngjarje. Sipas MPB vrasësi është SH.M (1969) nga fshati Gllumovë kurse të vrarët janë A.S (1961) M.S(1984) A.S (1997)./21Media

Back to top button