Vrasje në fshatin Gushtericë, i dyshuar një zyrtar policor

Një person ka vdekur sot pasi është qëlluar me armë zjarri sot në fshatin Gushtericë të Komunës së Graçanicës.
I dyshuar për këtë vrasje është një zyrtar policor, i cili është arrestuar.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka njoftuar Ahmeti.
Ahmeti ka njoftuar se personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin./21Media

Back to top button