“Vrasje në tentative” dhe “pjesëmarrje në rrahje”, arrestohet i dyshuari i tretë

Policia ka informuar se sot, pas një pune intensive të hetueseve të Sektorit Rajonal për Hetime DRP Pejë, është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari i tretë për rastin “Vrasje në tentative” dhe “pjesëmarrje në rrahje”.
Siç ka informuar policia, të dyshuarit pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit Policor prej 48 orësh.
Më 03 janar, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për këtë rast.
“Më datë 22 dhjetor 2021 rreth orës 22:00, Policia është informuar për një rast, i cili ka ndodhur në një lokal në rrugën “Adem Jashari” në Pejë. Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, aty është informuar se katër (4) persona të lënduar nga mjetet e mprehta janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ndërsa njëri nga të lënduarit për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar ne QKUK-Prishtinë. Të dyshuarit e rastit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, në drejtim të panjohur. Pas një pune intensive të Policisë, me datë 03.01.2022 rreth orës 23:00, është arritur vendndodhja e dy (2) personave të dyshuar, të cilët janë arrestuar nga Policia.”, ka bërë të ditur policia përmes komunikatës./21Media

Back to top button