Vrasje në tentativë në Prizren

 

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar.

Rasti ka ndodhur më datë 20.05.2021, rreth orës 13:30 në Prizren.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja dhe një kaçavidë.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button