Vrasje në tentativë në Vushtrri, arrestohen tre persona, njëri bëhet për spital

 
Janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri.
“Policia në Vushtrri ka pranuar informacion për një përleshje të ndodhur ndërmjet disa personave në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Vushtrri. Me të pranuar informacionin në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Tutje, Policia ka njoftuar se nga informacionet fillestare bëhet e ditur se si pasojë e përleshjes, lëndime kishte pësuar viktima mashkull kosovar, të cilit i është ofruar tretman mjekësor. Sipas autoriteteve mjekësore lëndimet viktimës i janë shkaktuar nga një mjet i fortë metali.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore, me ç’rast janë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar. Pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është liruar në proceduë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarve tjerë me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit.
Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “Vrasje në tentativë”./21Media

Back to top button