Vrau gruan, 3 fëmijët dhe veten pasi falsifikoi certifikatën e vaksinimit

Një burrë vrau, gruan dhe tri vajzat e tij pastaj edhe veten pasi falsifikoi një çertifikatë të vaksinimit kundër Covid-19 dhe kishte frikë se do t’ia merrnin fëmijët kur të zbulohej.
Policia gjeti dy të rritur, të dy 40 vjeç dhe tre fëmijë të moshës katër, tetë dhe dhjetë të vdekur nga plagët me armë zjarri në kokë në një shtëpi familjare në Koenigs Wusterhausen në jug të Berlinit të shtunën.
Në një shënim lamtumire të gjetur nga policia, burri, i quajtur Devid R, tha se kishte falsifikuar një certifikatë vaksinimi për gruan e tij Lindën, transmeton rtv21.tv.
Punëdhënësi i saj e kishte marrë vesh, duke bërë që çifti të frikësohej se do të arrestoheshin dhe do të humbnin fëmijët e tyre Leni, Janni dhe Rubi, tha prokurori Gernot Bantleon për agjencinë e lajmeve dpa.
Policia u thirr në shtëpi të shtunën pasi u lajmërua nga dëshmitarët që kishin parë trupa të pajetë në shtëpi.
Dorëzimi i një certifikate të rreme të vaksinës Covid-19 u bë vepër penale dy javë më parë dhe dënohet me gjobë ose me burg.
Policia tha se autopsitë e pesë trupave ishin duke u zhvilluar dhe do të përcaktojë se sa kohë kishte vdekur familja.
Rasti i tmerrshëm vjen pasi Gjermania ka forcuar kufizimet në përpjekje për të frenuar një valë të katërt të pandemisë së koronavirusit.
Qeveria gjermane e ardhshme dëshiron t’i bëjë të detyrueshme vaksinimet kundër Covid-19 nga 16 marsi për njerëzit që punojnë në spitale, shtëpi pleqsh dhe praktika të tjera mjekësore.
Vetëm 69% e popullsisë së Gjermanisë është e vaksinuar./21Media

Back to top button