Vrau një qen, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në fshatin Vidaj të Klinës pasi kishte vrarë një qen.

Policia e ka iniciuar rastin si “armëmbajtje pa leje” dhe “përdorim i armës”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri duke e vra një qen. Nga i dyshuari janë konfiskuar dy pushkë gjuetie, një pistoletë, dy karikatorë, dy fishekë të kalibrit 12 GA, 28 fishekë të kalibrit 9mm dhe dy leje të armëve me afat të skaduar”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button