Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident me fatalitet, shoferi e godet këmbësorin për vdekje dhe ikë nga vendi i ngjarjes

Një këmbësor ka humbur jetën pasi është goditur nga një kamion, në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 16:43.

Policia përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari pas shkaktimit të aksidentit ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Një mashkull kosovar (këmbësor) ka vdekur si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi është goditur nga një automjet transportues (kamion) i cili pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin ditor të Policsë.

Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button