Vrau sozinë për të falsifikuar vdekjen e saj

Një grua e re gjermano-irakiane dyshohet se e vrau një tjetër grua të ngjashme, pasi e kërkoi në mediat sociale dhe e kontaktoi atë përmes Instagramit, për të inskenuar vdekjen e saj. Vrasja me 50 plagë me thikë ndodhi gushtin e kaluar pranë Ingolstadt, në Bavari të Gjermanisë dhe hipoteza e një plani kriminal të këtij lloji ishte dyshuar që në fillim.
Policia gjermane të hënën konfirmoi zyrtarisht dyshimet ndaj të resë dhe një burri që dyshohet se e kishte ndihmuar, duke shtuar se e akuzuara mund ta ketë kryer krimin sepse ajo donte t’i shpëtonte problemeve familjare.
Viktima, e cila ishte 23 vjeç, sikurse vrasësja i ngjante aq shumë të akuzuarës sa që në fillim plani kishte funksionuar. Aq sa edhe prindërit e kishin identifikuar gabimisht gruan e vrarë si vajzën e tyre. Por autopsia, ngriti dyshime për identitetin e viktimës. Më pas është urdhëruar arrestimi i të dyshuarës dhe një bashkëmoshatareje të saj. Fillimisht dy të dyshuarit u akuzuan për vrasje nga pakujdesia. Pasi dëgjuan disa dëshmitarë dhe morën të dhëna të reja, hetuesit besojnë se gruaja dhe bashkëpunëtori i saj i dyshuar kanë paramenduar krimin dhe kanë vrarë viktimën në befasi.
Sipas hetuesve, krimi ishte përgatitur për një kohë të gjatë dhe të dy të akuzuarit kërkuan në rrjete të ndryshme sociale për një grua që i ngjante vrasëses, me flokë të gjatë kafe, ngjyrë të errët dhe të grimuar shumë në fytyrë. Dyshohet se të dy u kanë shkruar disa femrave në chat derisa kanë bindur njërën prej tyre përmes mashtrimit, duke folur për produkte kozmetike. Pas vrasjes, gruaja është braktisur në makinën e autores së supozuar, ndërsa dy të akuzuarit kanë pritur që t’i humbin gjurmët e tyre.

Back to top button