Vriten 13 pengje turke në Irak, Erdogan fajëson SHBA-në

 

 

Autoritetet turke kanë raportuar për vdekjen e 13 shtetasve turk në veri të shtetit të Irakut.

Identitetet e 11 prej 13 personave që u vranë në Gara janë identifikuar, ndërsa dy janë ende në proces e sipër, raporton gazeta miliyet.

Kryeprokuroria Publike e Ankarasë nisi një hetim kundër atyre që bënë postime provokuese në lidhje me 13 vrasjen e shtetasve turq nga PKK-ja.

Trupat e 13 shtetasve tashmë janë sjell për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore Malatya.

Presidenti turk akuzoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e militantëve kurdë, të cilët Ankaraja i akuzoi për ekzekutimin e 13 turqve të rrëmbyer në veri të Irakut.

Sipas Recep Tayyip Erdogan, deklarata amerikane e dënimit me atë rast dukej si një “shaka”.

Uashingtoni ka thënë se dënon vrasjet nëse konfirmohen raportet se PKK-ja është përgjegjëse.

Erdogan u tha mbështetësve të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit se një deklaratë e tillë amerikane tregoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin PKK-në dhe forcat Kurde Siriane të Njësisë së Mbrojtjes së Popullit (YPG), të cilën Ankaraja e konsideron një degë të PKK-së.

Back to top button